E Shtunë, 31 Tetor 2026

Martin Camaj Nderi i kombit pas vdekjes

Presidenti i Republikes Bamir Topi dekoroi me urdhrin Nderi i kombit shkrimtarin Martin Camaj pas vdekjes.

Sipas presidentit Martin Camaj kudo qe shkoi u shnderrua ne shkolle letrare.

Ndikoi ndjeshem mbi letersine moderne te Kosoves ne thellimin e vetedijes kombetare tek arbereshet e Italise dhe me aktivitetin e tij shkencor i dha shume prestigj ne bote albanologjise.

Presidenti vuri ne pah faktin se ne saje te Martin Camajt u themelua katedra e gjuhes shqipe ne Mynih te Gjermanise vend ku ze fill tradita e albanologjise dhe e hulumtimit te botes shqiptare.

Sipas presidentit pamundesia e Camajt per tu kthyer ne atdhe ka kushtezuar procesin e tij krijues.

Ne asnje veper tjeter te letersise shqipe - tha presidenti - nuk gjejme kaq shume atdhe kaq shume femijeri kaq shume vendlindje.

Vepra e Camajt sipas kreut te shtetit eshte perpjekja elitare dhe shpirterore njekohesisht per ta mbajtur gjithmone prane atdheun duke e shnderruar ne mit modern.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›