Ngjarjet e medha pa autor

Vrasje e kryer ne mbremje vone ne erresire perpara shtepise cka i jep ekzekutoreve mundesi te medha per tu larguar nga vendi i ngjarjes.
Dyshimi ne fakt mbetet nese vrasesit e Veselit kane operuar ne menyre te tille duke marre si shembull ate te deputetit Xhindi apo vrasjet jane nje koincidence per nga menyra si ndodhen.
Por koincidenca duket si e dyshimte po ti shtosh faktin se nje menyre e tille ndodhi edhe me plagosjen e anetarit e keshillit bashkiak te Vlores ndaj te cilet ne oret e mbremjes se nje dite dimri ju vendos tritol ne makine ne te njejta kushte rrethanore dhe kohore me dy vrasjet.
Por ajo qe ka lidhje me te trija ngjarjet eshte fakti se jane ngjarje pa autor.
Pa dyshim qe vrasja e deputetit Xhindi mbetet ajo qe rendon me teper ne dosjet e eksperteve te antikrimit ne policine shqiptare.
Edhe pse u angazhuan me te miret nuk pati rezultat. Duket se policia kriminale nuk mund te operoje dot me sukses si ne vrasjet e tjera kur viktima eshte nje njeri me nje post publik i cfaredo lloj rangu qofte te ulet apo te larte. Dhe ne shumicen e rasteve motivet bashke me kohen behen akoma edhe me te pazgjidhshme.
Por kete rradhe per vrasjen e kryekomunarit Ministria e Brendshme e ka perjashtuar nga motivet vrasjen per shkak te detyres por ajo nuk ka saktesuar se cfare motive mund te kete.
Policia me te njejtat kanale punoi edhe ne vrasjen e deputetit Xhindi por nuk arriti dot te dale ne perfundimin edhe pasi kane kaluar me shume se 16 muaj.
Vetem ne rastet kur dy kryekomunare jane qelluar ne mes te dites dhe per grindje te momentit policia ka arritur te identifikoje autoret si ne rastet e plagosjeve ne Frakull te Fierit dhe Blinisht te Lezhes.