E Shtunë, 31 Tetor 2026

Për restaurimin e galerisë së Çavdarbashës

Ministria e Kulturës ka nënshkruar memorandumin, përmes të cilit i ka ndarë 24.601 euro për restaurimin e galerisë së skulptorit kosovar Agim Çavdarbasha. Nga Express më 15 qershor 2011 në ora 13:02

Me iniciativën e Ministrit të MKRS-së, Memli Krasniqi, tashmë shumë shpejtë do të nisin punimet në restaurimin e galerisë së skulptorit të shquar nga Kosova, Agim Cavdarbasha, që janë zvarritur më vite.

Të hënën është nënshkruar Memorandumi mes Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Fondacionit “Agim Cavdarbasha”, përmes të cilit menjëherë ndahen 24 mijë e 601 euro për restaurimin e galerisë dhe pjesës tjetër në vitin 2012, kur edhe parashihet të përfundojë restaurimi.

Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga Sekretari i Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi dhe bashkëshortja e Agim Cavdarbashes, Sabahate Cavdarbasha. Gjatë nënshkrimit ka qenë i pranishëm edhe ministri Krasniqi, i cili tha se është i lumtur që më në fund po realizohet ky projekt.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›