E Diel, 1 Nëntor 2026

Aksident tragjik në Fier, vdesin 2 fëmijë e një adoleshent

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Fierit. Dy fëmijë dhe një adoleshent kanë mbetur të vdekur, pasi janë përplasur nga një automjet. Ngjarja tragjike ka ndodhur në aksin rrugor Vlorë -Fier, në vendin e quajtur "Rrepet" ku drejtuesi i një fuoristrade me targa AA 810 CI ka përplasur për vdekje 17-vjeçarin me iniciale G. Sh, banues në fshatin Zhupan të rrethit Fier, i cili në momentin e ngjarjes po drejtonte një motoçikletë. Po ashtu, disa metra larg vendit ku ndodhi aksidenti janë gjetur të vdekur edhe dy fëmijë me iniciale A. K 15 vjeç dhe A. M 12 vjeç banues në fshatin Drizë.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja, por dyshohet sipas burimeve nga policia e qarkut Fier se dy fëmijët të kenë qenë kalimtarë të rastit dhe të jenë përfshirë rastësisht në aksident. Ndërkohë policia konfirmon emrin e drejtuesit të fuoristradës Fation Habilaj, 22 vjeç, banues ne Fier, i dënuar më parë për vjedhje.

Fillimisht ai kishte fshehur automjetin e tij pas një pike karburanti dhe më pas kishjte tentuar të largohej me shpejtësi, por policia ka mundur ta idenifikojë dhe ta arrestojë atë disa orë pas ngjarjes së rëndë. Nga shërbimet e Policisë, vazhdon puna për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›