E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri francez Shqiperia nje vend i besueshem per investime

Kryeministri Sali Berisha u takua dje me ministrin francez te Energjetikes dhe Industrise Eric Besson. Gjate takimit Berisha ka falenderuar ne menyre te vecante ministrin francez per ndihmen dhe kontributin qe ai ne detyren e meparshme si minister i Integrimit i ka dhene Shqiperise ne procesin e rendesishem te liberalizimit te vizave. Kryeministri beri nje ekspoze te zhvillimit ekonomik te vendit si dhe te reformave te ndermarra nga qeveria qe ai drejton. Berisha vazhdoi duke theksuar se qeveria shqiptare ka nje program ambicioz investimesh ne fusha te ndryshme duke perfshire infrastrukturen bujqesine shendetesine arsimin dhe turizmin. Shefi i qeverise e njohu ministrin francez te Energjetikes me te gjitha potencialet e jashtezakonshme qe Shqiperia ofron per investitoret e huaj. Ne te njejten kohe Kryeministri ftoi investitoret franceze te investojne ne sektorin e energjise se rinovueshme ne infrastrukture dhe turizem.

Ai vuri ne dukje rritjen ekonomike te vendit tone ne kete periudhe krize duke shprehur besimin se investitoret franceze do tegjejne ne Shqiperi mundesi pozitive per investime. Ministri Besson tha se Shqiperia ka nje shans te jashtezakonshem sa u perket potencialeve hidroenergjetike dhe njekohesisht qeveria shqiptare eshte duke punuar fort per zhvillimin e ketyre potencialeve ne energjine e rinovueshme.

Gjate takimit ministri Besson vuri ne dukje gjendjen e mire te ekonomise shqiptare ne nje moment te tille kur e gjithe Evropa eshte perfshire nga kriza globale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›