E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokurorët: E vërteta e sulmeve të ministrit Alibeaj

Heqja e lirisë së një shtetasi, i cili është harruar në burg, mund të jetë bërë qëllimisht nga dikush.

Prokurori i Apelit Shkodër, Brahim Dragjoshi, i kallëzuar nga ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj, për këtë çështje, deklaron se gabimi mund t’i përkasë sistemit gjyqësor, pasi nuk kanë dërguar në kohë ekzekutimin e vendimit penal.

Sipas tij, çështja është në Prokurorinë e Elbasanit dhe i takon këtij organi akuze të vendosë për personat përgjegjës.

Të njëjtin mendim shpreh edhe prokurorja e Shkallës së Parë Shkodër, Arta Marku, edhe ajo e kallëzuar nga Alibeaj.

Sipas saj, dy të kallëzuarit e ministrit kanë dhënë shpjegime në Prokurorinë e Elbasanit, por jo si persona nën hetim, por si persona që kanë dijeni rreth faktit.

Marku pohon se është një vonesë e Gjykatës së Apelit Shkodër ajo që ka sjellë lënien në burg të Arben Ndojës. Sipas saj, ka qenë një inspektim i Prokurorisë së Përgjithshme, ai i cili ka zbuluar skandalin.

Më pas raporti përmbledhës për shkelësit është dërguar në ministri. Dy prokurorët tregojnë për gazetën “Shqip” të vërtetën e tyre për këtë çështje.  

Intervistat e plota mund t'i lexoni në www.gazeta-shqip.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›