Përfundon rikonstruksioni i spitalit nr 1 në QSUT

Ka përfunduar rikonstruksioni i spitalit nr 1 në QSUT në pjesën e fasadës dhe kafazit të shkallëve në korridorin kryesor që përmban tetë shërbime mjekësore me rreth 230 shtretër.
I pranishëm Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili shprehet se në këtë spital janë arritur standarte bashkëkohore.
Ky investim është bërë nga Ministria e Shëndetësisë me vlerë 30 000 000 milion lekë.
Pjesë strategjike e kësaj ndërhyrjeje është edhe lidhja e këtij spitali me spitalin e urgjencës nëpërmjet urës ajrore lidhëse.