Tregtarët në protestë para bashkisë: Të hiqen taksat për këtë vit

Tregtarët e 30 subjekteve të djegura në zonën e Kombinatit kanë dalë në protesta para Bashkisë duke kërkuar zbardhjen e vendimit për heqjen e taksave për këtë vit.
Gjithashtu tregtarët ankohen për mos mbajtje të premtimeve nga ana e bashkisë në lidhje me dëmshpërblimin e subjekteve të djegura.
Tregtaret shprehen se janë zhytyr në borxhe duke i rindërtuar vetë subjektet e dëmtuara dhe nuk do të pranojnë të paguajnë taksat.
Tregtarët pohojnë se do të vazhdojnë protestën derisa Bashkia t`i japë fund problemit të tyre.