Martohet aktorja Hilary Duff

Los Angeles, 15 gusht - Hilary Duff është martuar dje me të fejuarin e saj, Mike Comrie. Në dasmën e këngëtares e aktores dhe lojtarit të hokejit kanë marrë pjesë qindra mysafirë, ka raportuar revista “OK”. Hillary kishte të veshur një fustan në formë të sirenës së detit, të dizajnuar nga Vera Wang, ndërsa te altari e shoqëroi nëna e saj, Susan. Kishte pesë përcjellëse, midis të cilave ishte edhe motra e saj, Haylie.
Hilary dhe Mike janë në lidhje prej viti 2007, ndërsa janë fejuar në shkurt të këtij viti.
“Kurrë nuk kam takuar dikë, për të cilin do të flisnin qoftë edhe një fjalë të keq. është bujar dhe i kujdesshëm. Së bashku, vdesim duke qeshur”, ka thënë Hilary për të zgjedhurin e saj, duke shtuar se në lidhjen me të nuk mund të ishte më e lumtur se sa është tani.