Vrasësi i John Lennonit mbetet në burg

New York, 15 gusht – Në burgun Attica në New York është takuar komiteti, i cili vendos për lirimin e vrasësit të muzikantit legjendar, John Lennon. Komisioni, në fakt, në këtë takim nuk ka marrë vendim për lirimin e tij në liri.
Komisioni duhej të vendoste për ankesën e vrasësit 55-vjeçar, Mark David Chapman, për lirimin me kusht, por kjo nuk ka ndodhur. Komisioni ka njoftuar se do të takohet brenda muajit, për të vendosur për lirimin e tij.
Chapman ka kaluar 29 vjet në burgun në Attica, ndërsa nga viti 2000 i është refuzuar pesë herë kërkesa për lirim. Chapman për shkak të vrasjes së Lennonit është dënuar në vitin 1980 me të paktën 20 vjet burg.