E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mediet e shpallin “të vdekur” për herën e tretë

New York, 15 gusht - Thuhet se po ndodhi një herë nuk ka gjasa të përsëritet. Por nuk ka ndodhur kështu për komedianin amerikan Bill Cosby . Për herë të tretë media amerikane on-line ka publikuar lajmin se aktori ka vdekur.
Lajmi ka bërë xhiron të gjitha uebeve në SHBA dhe aktorit i është dashur sërish të dalë në televizion dhe në emisonin më të ndjekur “Larry King Show”, për të thënë “jam gjallë, mjaft më”.
Cosby ka thënë se tashmë i duhet të marrë një psikiatër për të përballuar stresin që i ka shkaktuar lajmi.
Kjo nuk është hera e parë që uebet “vrasin” njerëzit e famshëm. Në muajt e fundit kjo sindromë ka prekur edhe aktorin Johnny Depp dhe rapper Kayne West.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›