Masteri, “zhduket ngërçi”, sot nisin regjistrimet
Ngërçi i krijuar në disa fakultete të universiteteve publike në vend, ku regjistrimi nuk është kryer gjatë datave të përcaktuara nga udhëzimi i ministrit të Arsimit, z. Fatos Beja, duket se ka marrë fund. Nga dita e sotme do të nisë regjistrimi edhe në fakultetet e fundit në listën e atyre që nuk kanë kryer regjistrime për sistemin master, duke i dhënë fund pritjes së studentëve, që dëshirojnë të vazhdojnë ciklin e dytë të studimeve të arsimit të lartë.
Ngërçi
Në dy ditët e para të regjistrimit për kandidatët e ciklit të dytë të studimeve në universitete, sekretaritë e fakulteteve vijuan punën normale, pa pranuar asnjë kandidat që do të dorëzonte dokumentacionin.
Kjo, pasi sipas dekanëve të fakulteteve, ende nuk kishte mbërritur në zyrat e tyre udhëzimi i ministrit të Arsimit, që përcakton procedurat dhe datat e regjistrimit, duke e lënë procesin në mëshirë të fatit.
Ndërkohë, burime nga Ministria e Arsimit kishin deklaruar për “standard” se udhëzimi në fjalë u ishte dërguar institucioneve publike të arsimit të lartë dhe se ishte thjesht çështje ditësh që ai të mbërrijë në universitete.
“Me të mbërritur dokumentacioni, atëherë ne do të nisim menjëherë procedurat e regjistrimit paraprak dhe ngritjen e komisioneve përkatëse për përzgjedhjen e studentëve”, – kishte deklaruar dekani i Histori-Filologjisë, prof. Dr. Shezai Rrokaj.
Dokumentacioni
Sipas udhëzimit të firmosur nga ministri Beja, regjistrimi i aplikantëve do të përfundonte ditën e sotme, por për shkak të ngërçit të krijuar ajo do të shtyhet edhe për disa ditë. Për regjistrim, aplikanti të dorëzoje kopjen e noterizuar të diplomës së ciklit të parë të studimeve të shoqëruar me listën origjinale të notave; certifikatë personale me fotografi; 2 fotografi dhe mandatin e arkëtimit të tarifës së regjistrimit prej 2.500 lekësh.
Përzgjedhja e fituesve do të kryhet nga komisione që do të ngrihen nga vetë fakultetet dhe do të shërbejnë vetëm për këtë qëllim. Ata do të bazohen në kriteret e vlerësimit për përcaktimin e fituesve.
Këto komisione do të përcaktojnë mbi bazën e dokumentacionit të paraqitur njohjen e plotë ose të pjesshme të krediteve të fituara për të gjithë ata kandidatë që vijnë nga programe studimi të ngjashme, të ciklit të parë.
Vendimi i Këshillit të Ministrave për masterin përcakton se këta studentë dhe ata të rretheve do të përbëjnë 30 për qind të të përzgjedhurve. Fituesit do të përcaktohen më 28 tetor, brenda orës 16, ndërsa regjistrimi do të kryhet nga data 29 tetor deri më 31 tetor, nga ora 8 deri në orën 18. Ata nuk do të duhet të dorëzojnë dokumente shtesë, por jofituesit do të tërheqin dokumentet nga sekretaritë.