Arrestohet volejbollisti shqiptar, trafikonte lënd narkotike
Nga Alksandër Marku
ATHINE- Një volejbollist shqiptar, lojtar i ekipit grek Penelinio të Athinës është arrestuar ditën e shtunë pasdite nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike.
Bëhet fjalë për 21 vjeçarin Enea Pando, në shtëpinë e të cilit forcat e Antidrogës greke gjetën dhe konfiskuan në cilësinë e provës materiale sasinë prej 42 gramë kokainë e pastër si dhe një peshore elektronike.
Sasia e drogës ishte e fshehur në një valixhe në shtëpinë e volejbollistit shqiptar në lagjen Kipseli të kryeqytetit grek. Forcat e policisë kanë gjetur në valixhe edhe shenjat e gishtërinjve të babait të tij, i cili është shpallur person në kërkim për arsye se nuk ndodhej në shtëpi, ndërsa ka informacione sipas të cilave ai ndodhet në Shqipëri.
21 vjeçari Pando është dërguar më pas në gjykatë, e cila i ka dhënë vednim për burg pa afat. Burime të policisë greke të Antidrogës bëjnë të ditur se Enea Pando kishte kohë që ndodhej nën përgjim dhe se është pjesë e një rrjeti trafikantësh të lëndëve narkotike.
Lajmi është publikuar në shumë media sportive duke shkaktuar reagime në opinionin publik.
(a.r/balkanweb)