Durrës, qendër sociale për të rinjtë në vështirësi
Është përuruar në qytetin e Durrësit, në shkollën e mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo”, qendra sociale ditore “Mbështetje dhe të ardhme për të rinjtë në vështirësi”. Kjo qendër e krijuar në sajë të bashkëpunimit të Bashkisë së Durrësit dhe organizatës shqiptare “Zhvillim, Informim dhe Barazi Gjinore” do të presë çdo ditë 50 adoleshentë nga mosha 14-20 vjeç, të rinj që janë pjesë e komunitetit të këtij qyteti, që vijnë nga familje me probleme social-ekonomike, ata të rinj, të cilët kanë braktisur shkollat për shumë arsye, si dhe moshatarë të tyre që aktualisht janë pjesë e auditorit arsimor. Me një staf të kualifikuar, këta të rinj do të përfitojnë çdo ditë shërbime psiko-sociale, shëndetësore, argëtuese, kulturore, si dhe kurset profesionale: kuzhinë, elektricist, parukieri etj., me mundësinë e punësimit në sektorin privat. Kjo qendër është mbështetur në mënyrë infrastukturiale dhe potenciale nga Bashkia e Durrësit, me iniciativë të veçantë të kryetarit të kësaj bashkie, Vangjush Dako. Në ceremoninë e përurimit kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, deklaroi se Bashkia e Durrësit i ka prioritet zgjidhjen e problemeve sociale për shtresat në nevojë dhe projekte të tilla do të përkrahen dhe do të mbështeten në maksimum. “Për sa i përket prioriteteve të punës për vitin 2008, Bashkia e Durrësit do të fokusohet në zgjerimin e shërbimeve sociale, ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të shërbimeve sociale, si në institucione rezidenciale, ashtu dhe në ato ditore e komunitare, konsolidimin institucional dhe zhvillimin e burimeve njerëzore, në raport me politikat dhe prioritetet e reja të bashkisë.
Shërbimet sociale ndaj shtresave në nevojë do të jenë një prioritet i Bashkisë së Durrësit. Bashkia e Durrësit do të ofrojë mbështetjen e saj të vazhdueshme në mirëfunksionimin e kësaj qendre, e cila do të ketë në fokus të punës së saj identifikimin, ofrimin e shërbimeve mbështetëse dhe referimin e rasteve të adoleshentëve me problematika të ndryshme sociale.
“Kjo qendër do të jetë një punë kolosale për sa i përket angazhimit dhe përfshirjes së këtyre të rinjve në jetën komunitare, duke i bërë ato më aktive, më të ndërgjegjshëm për rëndësinë e shkollimit, si dhe përfitimin e një profesioni e më pas ushtrimin e tij në rrugë të ligjshme, pa pasur nevojë të jenë në rrugë, duke punuar në mënyrë informale, duke u shfrytëzuar apo dhe dhunuar në forma të ndryshme. Jo vetëm të rinjtë, por edhe familjarët dhe të afërmit e tyre do të jenë shpeshherë prezentë në diskutimet dhe forumet e organizuara, me qëllim nxitjen e frymës së bashkëbisedimit dhe dialogimit mes tyre edhe për çështje të ndryshme sociale dhe shoqërore, që sot në Shqipëri vazhdojnë të mbeten tabu”, – deklaroi Dako.
Një tjetër e veçantë e kësaj qendre është dhe ndihmesa financiare, e cila vjen nga të rinjtë gjermanë, të cilët nëpërmjet fondacionit “Ndihmoni Jetët e Fëmijeve” (Shuler Helfen Leben) kanë mbledhur fonde për të ndihmuar të rinjtë shqiptarë. Bashkia e Durrësit ka mbështetur disa qendra sociale si ajo ndihmë të grave në nevojë, qendra ditore e të moshuarve, azili i njerëzve në nevojë, qendra në mbrojtje të fëmijëve etj., e tashmë kësaj liste të gjatë i shtohet edhe qendra sociale për të rinjtë në vështirësi.
Bashkia e Durrësit shpërblen nxënësit më të mirë të qytetit
Bashkia e Durrësit në vazhdën e projekteve të saj në shërbim të qytetit dhe banorëve të Durrësit ka vendosur që të stimulojë edhe nxënësit më të mirë të qytetit, sepse në këtë mënyrë kjo bashki investon për të ardhmen e qytetit. Në zbatim të projektit “Investojmë sot për një të ardhme të sigurt nesër” është kryer nga Bashkia e Durrësit shpërblimi i nxënësve me rezultate të shkëlqyera në mësime dhe aktivitete të ndryshme me një fond prej 1.5 milion lekësh të reja, gjë që është kthyer tashmë në traditë të përvitshme nga ana e saj. Megjithëse është viti i tretë ky nuk do të jetë i vetmi projekt, pasi Bashkia e Durrësit do të vazhdojë me projekte të tilla edhe në të ardhmen, pasi ato i shërbejnë të gjithë qytetit dhe qytetarëve. Në Durrës, nga 7795 nxënës të shkollave te mesme publike, jo publike e profesionale, 83 nxënës janë me të gjitha notat 10. Në këtë ceremoni u shpërblyen 30 nxenës nga shkollat 9-vjeçare, të mesme të përgjithshme, profesionale publike dhe jo publike. Ata janë jo vetëm nxënës me rezultate të larta në mësime, por dhe të dalluar në olimpiada zonale, kombëtare dhe mbarëkombëtare. Përveç shpërblimit material që varion nga 30.000 deri në 70.000 sipas kategorive të nxënësve të dalluar, në ceremoninë që është zhvilluar në sallën e Këshillit Bashkiak iu dha atyre edhe një certifikatë “E ardhmja e qytetit” nga kryetari Vangjush Dako. Në fjalën e tij përshëndetëse Dako deklaroi se “Bashkia e Durrësit do të jetë gjithmonë pranë nxënësve dhe do ti stimulojë ata në përvetësimin sa më të mirë të dijeve dhe vënien e tyre në zbatim të së ardhmes evropiane të qytetit tonë”.
A. Ajazi
Hepatitet
MSH: Do të ndryshojmë strategjinë
Ministria e Shëndetësisë po rishikon Strategjinë Kombëtare të Imunizimit, duke synuar përmirësimin e imazhin disavjeçar që do të ketë ky proces në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, tha dje në ditën e dytë të seminarit ndërkombëtar për hepatitet virale, organizuar nga Departamentet përkatëse të Sëmundjeve Infektive të Universitetit të Tiranës dhe atij të Barit (Itali), në mjediset e Qendrës Kulturore të Forcave të Armatosura në Tiranë, se "nevoja e rishikimit vjen për shkak të ndryshimeve në vend". "Gjërat ndryshojnë që nga më të thjeshtat; sikurse çmimet e vaksinave, harta epidemiologjike dhe ka ndryshime që të bëjnë të shikosh Strategjinë imunizuese për të gjetur atë çka brenda buxhetit është më urgjentja dhe çka është më e rëndësishmja për të hartuar", - tha ministrja Godo.