Topi takim me ambasadorët shqiptarë në botë
Një shërbim diplomatik profesional që do të mund t’i japë në botë Shqipërisë vendin që meriton. Këtu e ka vënë theksin presidenti Bamir Topi në fjalën e tij mbajtur gjatë takimit të përvitshëm me diplomatë shqiptarë në botë.
TIRANË - Presidenti i Republikës Bamir Topi në takimin e përvitshëm me ambasadorët shqiptare në botë beri thirrje për një shërbim diplomatik profesional por mbi të gjitha produktiv.
Sipas presidentit “Këto misione duhet të ndërtojnë vizione dhe strategji afatmesëm për ti siguruar vendit pozicionin që meriton në rajon, në Europë e në Botë, në NATO e në Bashkimin Europian”. “Së pari ata duhet të jenë të sinqertë në pasqyrimin si të arritjeve ashtu edhe të vështirësive që has demokracia jonë e re. Së dyti, ambasadorët shqiptarë, por edhe Ministria e Punëve të Jashtme duhet të dëgjojnë me vëmendje dhe të përcjellin në një kohë sa më të shpejtë këshillat e kancelarive perëndimore dhe miqve tanë për zhvillimet në Shqipëri. Së fundmi, diplomatët shqiptarë nuk duhet të rreshtin së trokituri në dyert jo vetëm të institucioneve zyrtare, por sidomos të mediave të huaja, të organizatave jofitimprurëse, të opinionbërësve dhe të biznesit, të elitave intelektuale dhe kulturore me qëllim që Shqipëria dhe zhvillimet e saj pozitive të pasqyrohen me realizëm, me qëllim që opinioni publik i vendeve ku janë akredituar të perceptojë dhe të na gjykojë mbi vlerat dhe traditën që mbartim dhe përpiqemi të pasurojmë”, tha Topi.
Duke folur me zhvillimet ne rajon kreu i shtetit Topi tha se sfida e procesit të njohjes së Kosovës është detyrim për diplomacinë shqiptare. Presidenti shqiptar tha se ne duhet të ndërtojmë strategji të përbashkëta me diplomacinë e re kosovare dhe me aleatët tanë në shërbim të kësaj çështje të rëndësishme, në interes të sigurisë, paqes dhe të ardhmes së rajonit. “Shërbimi me jashtë i Republikës së Shqipërisë duhet urgjentisht të ndërtojë një strategji të re për diasporën shqiptare në botë, diasporën e re dhe atë të vjetër. Detyrë parësore duhet të jetë mbrojtja e interesave dhe dinjitetit të shtetasve tanë në vendet ku ata kanë shkuar për një jetë më të mirë, ndjekja dhe zgjidhja e vështirësive që ata dhe familjet e tyre hasin, mbështetja ndaj nevojave që ata kanë për ruajtur identitetin, kulturën dhe gjuhën tonë. Ndërtimi i menjëhershëm i qendrave kulturore shqiptare, sidomos në ato vende ku numri i shqiptarëve është i konsiderueshëm është ndoshta edhe më i rëndësishëm se ndërtimi i një shkolle apo i një biblioteke në Shqipëri. Një vend, i cili, më shumë se 25 për qind të popullsisë së vet e ka diasporë të re, duhet patjetër të përgjigjet për të dhe të ardhmen e saj”, përfundoi në fjalën e tij presidenti Topi.
Kreu i shtetit ka siguruar mbështetjen maksimale per përfaqësuesit e diplomacisë shqiptare kudo ne bote duke kërkuar prej tyre korrektësi dhe angazhimin ne kurimin e imazhit te vendit tone.
(a.s/News24/Balkanweb)