E Diel, 1 Nëntor 2026

Martohet princesha Viktoria e Suedisë



Princesha Viktoria e Suedisë, trashëgimtare e fronit mbretëror, ka lidhur kurorën e saj në katedralen e Stokholmit me Daniel ëestling, ish-profesor gjimnastike dhe trajnuesi personal i princeshës.
Por ceremonia e shumëpritur e cila ka tërhequr vëmendjen e të gjithë opinionit publik suedez filloi me pak minuta me vonesë. Megjithatë gjithçka shkoi sipas planit dhe ceremonia u shijua nga 1200 të ftuarit nga e gjithë bota. Imazhet e ceremonisë u transmetuan ekskluzivisht nga televizioni publik suedez.
Look-u i princeshës në altar tërhoqi vëmendjen e të gjithë të ftuarve dhe të pranishmëve. Princesah Viktoria ishte e veshur me një fustan klasik të bardhë, ndërthurur me linja të thjeshta dhe moderne. Flokët e mbledhur zbuluan një fytyrë të ndriçuar nga vathë të gjatë të kombinuar me një kurorë të çmuar, e njëjta që mbante mbretëresha Silvia (nëna e Viktorias) gjatë martesës së saj në vitin 1976.
Pas ceremonisë në katedrale, çifti mbretëror, në krye të një korteu, kreu një shëtitje në të gjithë qytetin, që me rastin e martesës së çiftit ishte i mbuluar me lule dhe zbukurime të ndryshme. Viktoria dhe tashmë princi Daniel përshëndetën më shumë se 250 mijë personat që kishin dalur në rrugët e kryeqytetit suedez për të prekur një përrallë mbretërore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›