E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gadafi:Sulme në Europë, NATO ndal bombardimet

Derisa nuk ndalen sulmet, “ne do të vendosim që t`ju trajtojmë në të njëjtën mënyrë”. Muamer Gadafi ka kërcënuar se do të kryejë sulme në Evropë, nëse NATO nuk ndërpret fushatën e saj ajrore kundër regjimit të tij në Libi.

Gadafi, këtë kërcënim e ka realizuar dhe shpërndarë përmes një mesazhi me zë, duke iu drejtuar në të njëjtën kohë të gjithë përkrahësve dhe mbështetësve të tij të mbledhur në sheshin kryesor të Tripolit.

Tubimi pro-qeveritar i së premtes ishte më i madhi në javët e fundit. Ai erdhi pasi Gjykata Ndërkombëtare për Krime lëshoi fletëarrestimet për Gadafin dhe dy zyrtarë te tjerë, për shkak se shtypën kryengritjen, e cila u kthye në luftë civile.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›