Dialogu Kosovë-Serbi, në fundjavë rezultate konkrete

Agjencia France Press njofton se në këtë fundjavë priten arritjet konkrete në bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuara nga BE.
Duke cituar burime diplomatike, kjo agjenci raporton se BE pret që në raundin e ardhshëm të dialogut të arrihen rezultate konkrete.
Raundi i pestë i bisedimeve pritet të fillojë të shtunën në Bruksel, me një takim të mundshëm para pushimeve verore.
Në pesë raundet e aktuale, palët nuk kanë arritur mareveshje për çështjet teknike që janë shtruar në tryezën e bisedimeve.