Zvicra tërheq zv/ambasadorin

Tridhjetë euro e çojnë në shtëpi zëvendës-ambasadorin e Zvicrës në Kosovë. Departamenti i Punëve të Jashtme ka vendosur që ta thërrasë në Bernë diplomatin e saj, duke e tërhequr nga Prishtina.
Policia e Kosovës nuk ka hetuar rastin dhe nuk do të ndërmarrë asnjë masë kundër diplomatit, pasi nuk është shkaktuar ndonjë vepër e rëndë.
Numri dy i Zvicrës në Kosovë u kap nga kamerat e sigurisë, duke marrë pa paguar në një palestër të Prishtinës proteina në vlerë 30 euro. Ai i pagoi paratë të nesërmen, por e gjithë kjo I kushtoi shtrenjtë në karrierën e tij diplomatike.