E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marty: Trafiku i organeve, një e vërtetë e hidhur

Sipas tij, Millosheviçi ka bërë krime të tmerrshme, por kjo nuk do të thotë se nuk ka pasur krime edhe në palën tjetër.

“Kosova kërkon të imponojë një të vërtetë zyrtare duke thënë se kishte të mirë dhe të këqinj dhe se ata që bombarduan vendet perëndimore ishin të këqijtë, ndërsa ata që u mbështetën ishin të mirë. Qeveria serbe, nën udhëheqjen e Millosheviçit kreu krime të tmerrshme, por të thuash se nuk ka ndodhur asgjë në anën tjetër është një gënjeshtër kolosale. Për vite ka pasur shumë raporte nga policia, shërbimet sekrete dhe agjencitë ndërkombëtare mbi krimet e kryera nga të dyja palët dhe bashkëpunimit mes krimit të organizuar dhe politikës në rajon. Raporti im i Këshillit Evropian vetëm deklaroi atë që ishte njohur tashmë. Nuk kam fituar asnjë favor personal por vetëm shumë armiqësi. Por e vërteta nuk mund të jetë diçka e bukur për tu dëgjuar. Është në interes të popullit kosovar të dijë të vërtetën dhe të ketë një demokraci transparente. Nuk mund të ketë drejtësi pa të vërtetën, apo demokraci pa drejtësi. Është një ekuacion shumë i thjeshtë që nuk duhet harruar”, ka deklaruar ai. /Start/

                                                                                             2011-10-08 08:47
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›