Kushtetuesja zbardh vendimin për mandatin e Beqajt

Në një material me rreth 15 faqe, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese paraqesin arsyet e heqjen së mandatit. Pro heqjes së mandatit kanë qenë 8 anëtarë të kësaj gjykate dhe vetëm një ka qenë kundër.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Bashkim Dedja, Kryetar, Vladimir Kristo, Xhezair Zaganjori, Petrit Plloçi, Vitore Tusha, Sokol Sadushi, Sokol Berberi, Altina Xhoxhaj, Admir Thanza, anëtarë, me sekretare Blerina Çinari, në datë 23.12.2010, mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen nr. 41/26 Akti që i përket objektit: Konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të zotit Ilir Beqja.
Më poshtë një pjesë e vendimit përfundimtar:
PËR KËTO ARSYE:
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, në mbështetje të neneve 70/3, 70/4, 131 shkronja “e” të Kushtetutës, si dhe të neneve 66/3 dhe 67/2 të ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, me shumicë votash,
V E N D O S I:
- Konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të deputetit Ilir Beqja.
- Dërgimin e vendimit Kuvendit të Shqipërisë.
Ky vendim është përfundimtar, i formës së prerë dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.
MENDIM PAKICE
Në çështjen me kërkues Kuvendin e Republikës së Shqipërisë (Kuvendi) dhe me objekt “Konstatimi i papajtueshmërisë me mandatin e deputetit të z. Ilir Beqja”, nuk ndaj të njëjtin qëndrim me shumicën dhe e çmoj të rëndësishme të shprehem me mendim pakice.
Shumica në këtë çështje, pretendimin e subjektit të interesuar për pavlefshmërinë e vendimit nr. 65, datë 21.10.2010 të Kuvendit, e ka çmuar të pabazuar, me argumentin se ky vendim është marrë sipas një procesi të rregullt votimi dhe me shumicën e kërkuar të votave, në përputhje me nenin 78 të Kushtetutës (neni 78) dhe vendimin interpretues të Gjykatës Kushtetuese (Gjykata) nr. 29, datë 21.10.2009 (vendimi nr. 29). Në ndryshim nga shumica, gjykoj se vendimi i mësipërm i Kuvendit është absolutisht i pavlefshëm, për arsye se nuk ka marrë shumicën e kërkuar të votave, sipas Kushtetutës dhe vendimit nr. 29 të Gjykatës.
Fillimisht janë parashtruar argumentet mbi të cilat është arritur në përfundimin se shumica, në vlerësimin e pretendimit të mësipërm të subjektit të interesuar, nuk është mbështetur në kuptimin normativ të nenit 78 të Kushtetutës, të interpretuar nga Gjykata me vendimin nr. 29. Në vijim, bazuar mbi standardet e këtij të fundit, janë vlerësuar faktet e çështjes konkrete dhe është shtjelluar pse, në vlerësimin tim, vendimi i mësipërm i Kuvendit nuk ka marrë shumicën e kërkuar të votave, në përputhje me Kushtetutën dhe vendimin nr. 29 të Gjykatës.
Organi ligjvënës, në ushtrimin e veprimtarisë së tij, është subjekt i kufizimeve të përcaktuara në Kushtetutë. Këto kufizime, të cilat janë në funksion të konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës, mund të jenë të karakterit procedural ose substancial. Rregullimet kushtetuese, për procedurat vendimmarrëse të Kuvendit dhe për shumicat e votave të kërkuara, i shërbejnë veçanërisht këtij qëllimi. Është detyrë e Gjykatës të garantojë respektimin e këtyre kufizimeve nëpërmjet interpretimeve të qarta, koherente dhe të qëndrueshme.
Parimi i shtetit të së drejtës, i sanksionuar në nenin 4 të Kushtetutës, nënkupton, midis të tjerave, edhe rregullin e vazhdimësisë së jurisprudencës. Gjykata është shprehur në jurisprudencën e saj se, në aspektin kushtetues, është e palejueshme që doktrina kushtetuese zyrtare të riinterpretohet në një mënyrë të tillë që ndryshon sistemin e vlerave të sanksionuara në Kushtetutë, që mohon pajtueshmërinë e vlerave me njëra-tjetrën, që redukton garancitë mbrojtëse të epërsisë së saj në sistemin juridik, që mohon konceptimin e Kushtetutës si një akt i vetëm dhe sistem harmonik, që redukton garancitë e të drejtave dhe lirive të sanksionuara dhe që ndryshon modelin e ndarjes së pushteteve, të rregulluara në Kushtetutë.
Kushtetuta, në nenet 124, 132 dhe 145/2, shprehet qartësisht në lidhje me forcën detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese mbi të gjitha organet kushtetuese, autoritetet publike dhe gjykatat (shih vendimin nr. 21, datë 29.04.2010 të Gjykatës Kushtetuese). Megjithatë, është e pranueshme, në mënyrë të natyrshme, që jurisprudenca kushtetuese të evoluojë, duke synuar rritjen e standardeve kushtetuese. Nga kjo pikëpamje, ekziston përherë mundësia që jurisprudenca, duke u plotësuar përmes konkluzionesh të reja interpretuese, edhe të ndryshohet, por Gjykata thekson se një ndryshim i praktikës mund të realizohet nëse ekzistojnë arsye të forta që do ta justifikojnë një ndërmarrje të tillë dhe vetëm në rastet kur kjo është e paevitueshme, objektivisht e domosdoshme, si dhe kushtetutshmërisht e bazuar dhe e arsyetuar.
Çdo ndryshim i precedentëve të Gjykatës Kushtetuese ose korrigjimi i doktrinës zyrtare kushtetuese mund të bëhet vetëm për arsye të rëndësishme, sidomos për ta harmonizuar atë me praktikën e GJEDNJ-së (shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr. 21, datë 29.04.2010; nr. 30, datë 17.06.2010; nr .20, datë 01.06.2011). Edhe GJEDNJ-ja, në këtë këndvështrim, është shprehur se “Roli i një gjykate të lartë në një palë kontraktuese është pikërisht zgjidhja e konflikteve, shmangia e divergjencave dhe qëndrueshmëria.” (Shih Çështja Mullai dhe të tjerët kundër Shqipërisë, datë 23.03.2010, paragrafi 83).
Me vendimin nr. 29, Gjykata ka pasur për objekt interpretimin e nenit 78, pika 1 të Kushtetutës, në të cilin parashikohet: ”Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij, përveç rasteve kur Kushtetuta parashikon një shumicë të cilësuar”. Në përfundim të analizës, kjo Gjykatë ka arritur në këtë interpretim autoritar dhe të detyrueshëm: “…pika 1 e nenit 78 të Kushtetutës, në të cilin përcaktohet se “Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij” duhet interpretuar si vijon:
1. Numri i deputetëve të pranishëm për çeljen e seancës së votimit parlamentar është minimalisht 71 deputetë.
2. Vendimi i Kuvendit miratohet kur për të kanë votuar pro jo më pak se gjysma plus një e anëtarëve që janë të pranishëm.”
Përmbajtja normative e nenit 78, sipas konkluzionit të Gjykatës, mbështetet në interpretimet literale dhe teleologjike të dy elementeve kushtetues bazë të kësaj dispozite: “numri i kërkuar i deputetëve të pranishëm në momentin e votimit” dhe “shumica e votave të kërkuara që vendimi të konsiderohet i miratuar”. Elementi i parë identifikohet në praktikat parlamentare të organeve kolegjiale të zgjedhura me konceptin “kuorum”. Në vendimin e mësipërm, Gjykata, në funksion të interpretimit të nenit 78, ka dhënë këtë përkufizim për “kuorumin”:
“Numri minimal i anëtarëve që duhet të jenë të pranishëm dhe që autorizohen për të vepruar në emër të organit quhet kuorum (përveç rastit kur një numri më të vogël i është dhënë kompetenca nga vetë organi ose kur një numër më i madh kërkohet veçanërisht). Kuorumi vendoset për të përcaktuar numrin minimal ose përqindjen e anëtarëve që duhet të jenë të pranishëm në çdo vendimmarrje të organit dhe që kanë autoritetin (autorizohen), për të marrë vendim në emër të të gjithë anëtarëve.”
Gjithashtu, po në këtë linjë arsyetimi, Gjykata shprehet: “…Numri i anëtarëve që duhet të jenë të pranishëm për zhvillimin e procedurave të vendimmarrjes, është të paktën gjysma plus një e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, minimalisht 71 deputetë (kuorumi). Prania e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, në çdo seancë vendimmarrje, është absolutisht e nevojshme për vlefshmërinë e vendimeve që merr ky organ, sipas përcaktimeve të nenit 78/1 të Kushtetutës. Numri i deputetëve të pranishëm për marrjen e vendimeve të Kuvendit mund të variojë nga 71 deri në 140 deputetë.” Në dallim nga kuptimi dhe interpretimi i mësipërm i Gjykatës në vendimin nr. 29, shumica në këtë çështje shprehet se “…Për përcaktimin e kuorumit në një proces votimi duhet tí referohemi vetëm numrit të deputetëve që kanë votuar dhe jo numrit të përgjithshëm të deputetëve që ndodhen në sallë dhe që nuk votojnë.”
Ky interpretim është qartazi i ndryshëm nga ai i mbajtur nga Gjykata në vendimin nr. 29. Në këtë të fundit, siç u trajtua dhe më sipër, në asnjë paragraf nuk jepet një kuptim i tillë i kurorumit, nuk përcaktohet se kuorumi do të llogaritet jo mbi numrin e deputetëve të pranishëm, por mbi deputetët që kanë marrë pjesë në votim.
Interpretimi në të cilin ka arritur Gjykata me vendimin nr. 29, mbështetet në tre premisa kryesore që janë: a) nëse norma lë hapësirë për dy interpretime duhet të përzgjidhet interpretimi që siguron një bazë më të gjerë legjitimiteti; b) pjesëmarrja e deputetit në procesin vendimmarrës në seancat plenare të Kuvendit, nuk përbën vetëm një të drejtë të tij, por njëkohësisht, dhe një detyrim që rrjedh nga roli i tij si përfaqësues i popullit; c) interpretimi duhet të jetë i qartë, koherent dhe të krijojë siguri në zbatimin në praktikë. Në vijim, këto argumente trajtohen më hollësisht duke evidentuar njëkohësisht dhe dallimet me linjën e arsyetimit të ndjekur nga shumica në çështjen objekt i këtij mendimi pakice.
Gjykata, në vendimin nr. 29, shprehet se prania e më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit në marrjen e vendimeve, është parashikuar: së pari, për të siguruar legjitimitetin e vendimmarrjes së Kuvendit, pasi duke pasur një numër më të madh të deputetëve që marrin pjesë aktive, vendimi që merret mbështetet në një bazë më të qëndrueshme; dhe së dyti, për të siguruar një vendimmarrje sa më cilësore dhe racionale, duke qenë se është marrë nga një bazë më e gjerë deputetësh të pranishëm.
Për sa i përket lidhjes midis kuorumit të të pranishmëve dhe kuorumit të votimit (siç është referuar nga shumica më poshtë), Gjykata, në vendimin nr. 29, ka nënvizuar se “numri i anëtarëve të pranishëm verifikohet për efekt të vlefshmërisë së vendimit dhe për të llogaritur rezultatin përfundimtar, që do të thotë se prania e deputetëve, në çdo rast, përcakton shumicën e votave që duhen për marrjen e vendimit të Kuvendit”. Ndryshe nga arsyetimi i mësipërm, shumica në këtë çështje argumenton se “…një deputet që nuk shpreh vullnet me votën e tij dhe si rrjedhojë nuk ndikon në procesin e votimit në Kuvend, nuk duhet të llogaritet në konceptin “shumicë e të pranishmëve” për efekt të kuorumit të votimit. Nëse do të pranonim të kundërtën, atëherë do të prodhohej një rritje artificiale dhe e pajustifikuar e kuorumit, gjë e cila nuk është në përputhje me qëllimin e ligjvënësit.” Shumica i është referuar qëndrimit të konsoliduar të Gjykatës në vendimin nr. 29, por duke i dhënë një tjetër kuptim.
Interpretimi i shumicës, duke konsideruar për efekt të arritjes së kuorumit të votimit jo të pranishmit por numrin e deputetëve që kanë marrë pjesë në votim, sjell për pasojë zvogëlimin e shumicës së votave të kërkuara në përpjesëtim me mospjesëmarrjen e deputetëve në votim, dhe për rrjedhojë kjo e dobëson legjitimitetin e vendimmarrjes së Kuvendit. Për më tepër, një interpretim i tillë mund të krijojë praktikë të gabuar për procedurat e ardhshme të votimit në Kuvend.
Argumenti tjetër i rëndësishëm, mbi të cilën mbështetet Gjykata në vendimin interpretues nr. 29, është pohimi se “pjesëmarrja e deputetit në procesin vendimmarrës në seancat plenare të Kuvendit, nuk përbën vetëm një të drejtë të tij, por njëkohësisht, dhe një detyrim që rrjedh nga roli i tij si përfaqësues”. Edhe ky argument i Gjykatës është në funksion të interpretimit përfundimtar të nenit 78 të Kushtetutës. Gjykata, duke konkluduar se “vendimi i Kuvendit miratohet kur për të kanë votuar pro jo më pak se gjysma plus një e anëtarëve që janë të pranishëm”, niset nga prezumimi se deputetët që janë deklaruar të pranishëm kanë shprehur vullnetin për të marrë pjesë në votim dhe duhet ta shprehin këtë vullnet në një nga mënyrat e votimit, sipas Rregullores së Kuvendit. Përmbushja e këtij detyrimi të deputetëve për të marrë pjesë në vendimmarrje, përfshihet në sferën e kompetencës së Kuvendit, dhe mund të realizohet nëpërmjet Rregullores së Kuvendit.
Në radhë të parë, neni 78 i Kushtetutës, sipas interpretimit autoritar të Gjykatës, imponon Kuvendin që të rregullojë procedurat e votimit, për të qenë në harmoni me konceptin e detyrimit të deputetit për të marrë pjesë në votim. Pra, procedura duhet të jetë e tillë që deputetit, i cili deklarohet i pranishëm por nuk voton, t’i kërkohet të votojë dhe nëse ai nuk pranon, të ketë dhe “sanksione” sipas praktikave parlamentare. Së dyti, duhet të parashikohet një angazhim aktiv i drejtuesit të seancës për të verifikuar mospjesëmarrjen në votim të të pranishmëve dhe për t’ju kërkuar këtyre të fundit të marrin pjesë në votim. Rregullimi i procedurave të votimit në këtë drejtim duhet të kihet parasysh edhe për të shmangur një lloj obstruksionizmi parlamentar, që mund të krijohet në praktikë. Logjikisht, nëse deputeti është i pranishëm dhe nuk merr pjesë në votim, duke ndikuar kësisoj në kuorumin vendimmarrës, nuk mund të “shpërblehet” për moskryerjen e detyrës së tij, për të cilën është zgjedhur.
Duke ju referuar kuptimit të abstenimit, si një shprehje e vullnetit për të mos votuar as ‘pro’ as ‘kundër’, për analogji, mund të themi se, nëse deputeti është i pranishëm por nuk e shpreh vullnetin për të votuar ‘pro’ ose ‘kundër’, kjo indiferencë e tij mund të konsiderohet si abstenim. Nisur nga fakti që abstenimi llogaritet për të përcaktuar kuorumin e votimit dhe duke pasur parasysh detyrimin e deputetëve për të votuar, interpretimi që dekurajon mospjesëmarrjen në votim është pikërisht interpretimi që e konsideron këtë mospjesëmarrje si abstenim. E parë në prizmin e një lloj ‘sanksioni’, kjo do të nxiste pjesëmarrjen e deputetëve në votim dhe do t’i jepte një legjitimitet më të madh si procesit të votimit ashtu edhe aktit përfundimtar.
Argumenti i tretë lidhet me qartësinë, sigurinë dhe koherencën që duhet të realizohet nëpërmjet interpretimit kushtetues. Siç u përmend dhe më sipër, Gjykata në vendimin nr. 29 ka arritur në konkluzionin se “Vendimi i Kuvendit miratohet kur për të kanë votuar pro jo më pak se gjysma plus një e anëtarëve që janë të pranishëm.” Ky interpretim, përveç të tjerave, krijon qartësi dhe siguri në praktikë. Mbasi është verifikuar prezenca, përllogaritja e shumicës së kërkuar të votave, për t’u konsideruar një vendim i miratuar, vlerësohet lehtësisht: gjysma plus një e deputetëve që janë të pranishëm. Në këtë vendim, ndër të tjera, Gjykata shprehet se “Numri i anëtarëve të pranishëm verifikohet për efekt të vlefshmërisë së vendimit dhe për të llogaritur rezultatin përfundimtar, që do të thotë, se prania e deputetëve, në çdo rast, përcakton shumicën e votave që duhen për marrjen e vendimit të Kuvendit. Rregulli i mësipërm duhet kuptuar se, kur në seancën për marrjen e vendimit janë të pranishëm 71 deputetë, vendimi konsiderohet i miratuar kur për të kanë votuar pro jo më pak se 36 deputetë. Çdo rritje e numrit të të pranishmëve, domosdoshmërish shoqërohet me rritje të numrit të nevojshëm të votave pro për miratimin e vendimit.” Pra është e qartë, që Gjykata, në rastin e supozuar, vendimin e konsideron të miratuar kur kanë votuar “pro” jo më pak se 36 deputetë, nëse kanë qenë të pranishëm 71 deputetë, pavarësisht nga pjesëmarrësit në votim. Interpretimi i shumicës, ndryshe nga ai i vendimit të mësipërm, krijon hapësirë për keqkuptime dhe paqartësi gjatë zbatimit në praktikë.
Kështu, shumica shprehet se “në rastin konkret, është votuar fillimisht për praninë e deputetëve në sallë me qëllim përcaktimin e kuorumit të domosdoshëm për votimin e kërkesës së grupit të deputetëve”. Sipas Rregullores së Kuvendit (neni 56) drejtuesi i seancës plenare, përpara çdo votimi, verifikon numrin e deputetëve të pranishëm në sallë. Është e qartë se nuk votohet për prezencën por ajo verifikohet nga drejtuesi i seancës. Gjithashtu, ky qëndrim i shumicës mund të krijojë ekuivoke, pasi mund të interpretohet në sensin që, Kuvendi kalon në proces votimi pa qenë i sigurt se ekziston kuorumi i nevojshëm i pranisë së deputetëve në seancë.
Në nenin 55 të Rregullores së Kuvendit përcaktohet se: “Ligjet, vendimet, deklaratat dhe rezolutat konsiderohen të miratuara nga Kuvendi kur për to kanë votuar pro shumica e deputetëve, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të Kuvendit, me përjashtim të rasteve kur në Kushtetutë parashikohet shumicë e cilësuar për miratimin e tyre”. Ky rregullim përmban të njëjtin formulim që parashikohet në nenin 78/1 të Kushtetutës. Termi “në prani”, i cili reflektohet si në nenin 78 të Kushtetutës, ashtu edhe në nenin 55 të Rregullores së Kuvendit, përbën një koncept kushtetues dhe, si i tillë, duhet t’i jepet një kuptim i caktuar dhe i qartë për të shmangur interpretimet jokoherente dhe kontradiktore.
Në çështjen konkrete, sipas tabulateve të nxjerra nga administrata e Kuvendit, në seancën e datës 21.10.2010, në momentin e votimit të kërkesës së një grupi deputetësh për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese çështjen e konstatimit të papajtueshmërisë me detyrën e deputetit të z. Ilir Beqja, kanë qenë prezent në sallë 140 deputetë, kanë marrë pjesë në votim 139, nga të cilët: 70 kanë votuar “pro”, 67 “kundër” dhe 2 “abstenim”. Nisur nga interpretimi i Gjykatës në vendimin nr. 29, vendimi i Kuvendit i marrë në këtë seancë konsiderohet absolutisht i pavlefshëm, sepse nuk ka marrë numrin e nevojshëm të votave, që përllogaritet me gjysmën plus një të anëtarëve të pranishëm, që do të thotë minimumi 71 vota “pro”. Në ndryshim nga kjo linjë interpretimi, shumica e konsideron vendimin e Kuvendit të vlefshëm duke u nisur jo nga numri i deputetëve të pranishëm por nga numri i deputetëve që kanë marrë pjesë në votim, që në rastin konkret është 139. /Start/
2011-10-08 09:36