Meta: Rinia kërkon integrim jo konflikt

“Ju me të vërtetë thatë që nuk është koha e fjalimeve të zjarrta dhe ju i keni dëgjuar, dhe do të vazhdoni për fat të keq mesa duket të dëgjoni ende fjalime të zjarrta të atyre që bëjnë sikur u digjet zemra për integrimin evropian të Shqipërisë por që punojnë vetëm për të bllokuar këtë proces që është interesi kombëtar i çdo qytetari të Fierit dhe të Shqipërisë”, theksoi Meta.
Duke folur për partinë e tij, Meta tha se në zgjedhjet e 8 majit LSI-ja pati një rritje spektakolare në të gjithë vendin. “Zgjedhjet e ardhshme të vitit 2013 absolutisht që do të tregojnë se kjo është forca e së ardhmes, se kjo është forca që ka vizionin dhe energjitë për të përmbushur aspiratat integruese të fierakëve dhe shqiptarëve sepse LSI është forca e rinisë. Rroftë LRI, rroftë komuniteti i mrekullueshëm fierak, fitore LSI-së, mbarësi për Shqipërinë evropiane për të cilët punojmë të gjithë së bashku çdo ditë”, shtoi ai. /Start/
2011-10-08 08:54