E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marty i mbështetur te serbët

Një nga burimet që raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ka shfrytëzuar në përpilimin e raportit të tij duket te ketë qenë edhe raporti i Shërbimit Inteligjent të Serbisë (BIA). Lajmi është bere i ditur nga gazeta "Koha Ditore" ne Prishtinë, e cila ka arritur te siguroje një raport te vitit 2003 te Shërbimeve Inteligjente serbe. Dokumenti nuk përmend ne mënyrë specifike trafikun e organeve, por përmend grupe te ndryshme te shqiptareve, te lidhur me trafikun e armeve, drogës dhe personave. Ngjashmëria me e madhe mes raportit te BIA-s dhe dokumentit te Dik Martit, është roli i luajtur nga UCK-ja gjate luftës se Kosovës. Dick Marty i dorëzoi disa dite me pare Këshillit te Evropës një raport me akuza te forta për trafik organesh për Shqipërinë dhe Kosovën. Ne dokumentin e tij, zviceriani thekson se i është referuar informacioneve te Shërbimeve Sekrete te disa shteteve, por jo te Serbisë. Raporti ka shkaktuar reagime te shumta, jo vetëm ne Shqipëri e Kosove, por edhe më gjerë.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›