E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elton Xhon bëhet baba

Ylli i muzikës pop, Elton Xhon dhe partneri i tij janë bërë prindër të një djali. Këngëtari britanik dhe partneri i tij kanadez Dejvid Furnish kanë adoptuar një fëmijë që quhet Zakari Xhekson Levon Furnish-Xhon. Ai lindi ditën e Krishtlindjeve dhe peshonte 3.6 kg, njoftuan te dy prindërit përmes një komunikate. I biri i Elton Xhonit ka lindur në Kaliforni nga një grua e cila ka pranuar të jetë nëna biologjike e djalit të këngëtarit, ndërsa nuk janë dhënë detaje te mëtejshme për marrëveshjen e arritur me te. Elton Xhon dhe partneri i tij Dejvid Furnish u përpoqën të birësonin një fëmijë të infektuar nga virusi HIV në Ukrainë, por nuk u lejuan nga rregullat e këtij shteti. Xhon dhe Furnish, të cilët u martuan në 2005 thanë në një prononcim për US Weekly se ishin shumë të lumtur dhe të gëzuar për lindjen e Zakarias.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›