E Diel, 1 Nëntor 2026

Në autostradë, një trajleri merr flakë

Një trajler me mallra ushqimore që udhëtonte nga Tirana në drejtim të Kosovës është përfshirë nga flakët në afërsi të urës së Kolshit, rreth 4 kilometra larg qytetit të Kukësit. Sipas burimeve të policisë lokale, është bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.00 të mbrëmjes së djeshme dhe si shkak i zjarrit ka qenë një defekt teknik. Në mjet kanë qenë drejtuesi dhe një person tjetër. Ata, po udhëtonin me trajlerin në momentin kur ai është përfshirë nga flakët, por ata kanë mundur të dalin nga mjeti, fatmirësisht pa pësuar dëmtime. Pas ndërhyrjes së zjarrfikseve, është bërë e mundur fikja e zjarrit, ndërsa është konstatuar se janë djegur thuajse të gjitha mallrat ushqimore dhe vetë mjeti. Zjarri që përfshiu makinën, ka krijuar edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve të tjera në autostradë. Falë ndërhyrjes së policisë dhe zjarrfiksave është bërë i mundur edhe normalizimin e situatës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›