E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mas: Kosova ka të drejtë për kontrollin doganor

Uolfram Mass

Sipas medieve serbe Ambasadori i Gjermanisë në Serbi, Uolfram Mass deklaroi se lidhur me vendimin që Gjermania do mbajë për Serbinë, për statutin kandidatit ë BE-së, rol thelbësor do të ketë dialogu mes Beogradit e Prishtinës. Sipas tij, vendimtare do të jetë mënyra se si Serbia do të merret me problemet në Kosovë.

Mas sqaron se vendi i tij pret që dialogu të zhvillohet në mënyrë konstruktive dhe seriozisht e jo vetëm sa për të thënë, dhe se Gjermani shumë seriozisht e konsideron Serbinë si partnere në këtë dialog. Duke folur për problemet në vendkalime, Mas tha se çdo shtet ka të drejtë t`i rregullojë kufijtë e tij dhe ka pasur përpjekje të respektohet edhe ndjeshmëria e kësaj teme, kur bëhet fjalë për palën serbe.

Gjendja aktuale me doganierët shqiptarë në vendkalimet kufitare të veriut të Kosovës për Gjermaninë është përfundimtare pasi Mass thotë se nuk ka kuptim që gjendja të kthehet para kësaj gjendjeje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›