E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Rrezikohet dialogu me Kosovën

Ndërkohë që Komisioni Evropian pret që deri më 12 tetor, Beogradi dhe Prishtina të arrijnë marrëveshjen për pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Kosovës në forumet rajonale. Shefit i ekipit negociator serb Borislav Stefanoviç, deklaroi për mediat serbe se dita e vazhdimit të bisedimeve më 28 shtator, kur ishte planifikuar të flitej për tri tema; telekomunikacion, energjinë dhe forumet rajonale është në pikëpyetje të madhe.

Është vështirë të zhvillohet dialog për çfarëdo çështje, derisa të mos zgjidhet kriza në vendkalimet kufitare. Jam në lidhje të përhershme me ndërmjetësin e BE-së Robert Kuper dhe po përpiqemi të hartojmë formatin e bisedimeve për vendkalimet, por ende nuk ka përgjigje të drejtpërdrejtë nga Brukseli, është shprehur Stefanoviç.

Stefanoviç deklaron se njëra nga zgjidhjet e mundshme, është që UNMIK-Kosova të zëvendësohet me formulimin Kosova-sipas Rezolutës të KS të KB-së 1244. Diçka e ngjashme, ka thënë ai, ekziston me rastin e Maqedonisë ku kontesti me Greqinë, e cila nuk e njeh, është tejkaluar me ndajshtimin ish-Republika Jugosllave. Stefanoviç tha se përfaqësuesit e Kosovës marrin pjesë në 98% të takimeve rajonale dhe se Beogradi nuk e ka problem që të dëgjohet zëri i Prishtinës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›