E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton, siguron të ardhmen evropiane për Kosovën

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Baronesha Kethrin Ashton në një takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi vlerësoi punën e mirë që është bërë nga qeveria kosovare për sundimin e rendit dhe ligjit në tërë territorin e Kosovës.

Kryeministri Thaçi në takimin me zëvendëspresidenten e BE-së, Catherine Ashton mori rikonfirmimin që Kosova ka perspektivë të sigurt evropiane. Thaçi shprehu angazhimin e Qeverisë së Kosovës për dialogun teknik mes Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Thaçi i ritheksoi baroneshës Ashton gatishmërinë e Qeverisë për të vazhduar me forcimin e qeverisjes së mirë, reformat substanciale në politikë, ekonomi dhe legjislacion, fuqizimin e rendit dhe ligjit, zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, në funksion të përmbushjes së plotë të agjendës evropiane të Kosovës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›