E Shtunë, 31 Tetor 2026

Erdogan premton përkrahje të gjithanshme për Kosovën

Ai falënderoi Kryeministrin Erdogan për mbështetjen që ai personalisht dhe Qeveria e Turqisë i ka dhënë Kosovës, veçmas në procesin e njohjes së pavarësisë së vendit tonë.“Kosova dhe Turqia kanë lidhje të fuqishme historike e kulturore, të cilat do të thellohen edhe më shumë në të ardhmen, meqë ekziston vullneti i dyanshëm për këtë”, theksoi Presidenti Sejdiu. Ndërkaq, Kryeministri Erdogan e siguroi Presidentin Sejdiu se diplomacia turke do të vazhdojë të punojë me tërë përkushtimin për integrimin sa më të shpejtë të Republikës së Kosovës në institucionet ndërkombëtare. Po ashtu, ai ritheksoi gatishmërinë e Republikës së Turqisë për të punuar për sigurimin e njohjeve të reja të pavarësisë së Kosovës, sidomos nga vendet e Konferencës Islamike dhe nga vendet e tjera te të cilat Turqia ka influencën e vet. Gjatë këtij takimi u bisedua për forma konkrete të bashkëpunimit në mes të dyja vendeve, sidomos në ekonomi, në edukim, në kulturë etj. Kryeministri Erdogan tha se vendi i tij do të vazhdojë të japë bursa për studentët nga Kosova, si në nivel të studimeve bazike, ashtu edhe për ato të magjistraturës dhe të doktoraturës.  Një theks të veçantë Kryeministri Erdogan i kushtoi çështjes së investimeve turke në Kosovë, duke premtuar se do t’i nxisë bizneset turke të jenë sa më të pranishme në Kosovë. Edhe gjatë këtij takimi, u ritheksua se marrëdhëniet vëllazërore në mes dy vendeve i kanë të gjithë mundësitë e intensifikimit të mëtejmë, ndërsa komuniteti turk në Kosovë dhe qytetarët me prejardhje nga Kosova që jetojnë në Turqi janë një urë që do të shërbejë si themel i sigurt për të ardhmen e këtyre marrëdhënieve.                                                                                              

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›