E Shtunë, 31 Tetor 2026

Imami merr pjesë në Ministerialin e SEDM-it

Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se Ministeriali i SEDM-it do të ketë në fokus disa çështje, që kanë të bëjnë me forcimin e rolit të SEDM-it, si forum i rëndësishëm i bashkëpunimit dhe dialogut për sigurinë në rajon, adoptimin e rolit të SEDM-it në përputhje me ndryshueshmërinë e ambientit të sigurisë në rajon, përgatitjen e SEEBRIG-ut ( Komandën e të cilës aktualisht e ka Shqipëria) në kuadër të ndërhyrjeve të emergjencave civile, si dhe zgjerimin e kontakteve me organizma të tjerë ndërkombëtarë.

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, do të jetë i pranishëm edhe në Ministerialin e NATO-s në datat 22-23 Tetor, që do të zhvillohet në Bratislavë të Sllovakisë, ku do të marrin pjesë Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›