E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria hapa prapa për lirinë e medias

Nga 175 vendi, Shqipëria në Ballkan rënditet pas të gjitha vendeve, madje edhe pas Kosovës, një shtet që ka fituar pavarësinë vetëm një vit më parë.

“Vitaliti dhe rritja në sektorin e medias jo gjithmonë siguron lindjen e pluralizmit të vërtetë të lajmeve dhe informacionit. Gazetaria hetimore mbetet në fazën embrionale dhe lufton për të gjetur hapësirë në një shtyp që u përkasin ose grupeve industriale të vendosur për të mbrojtur fushat e tyre të ndikimit ose partive politike që shumë shpesh ngatërrojnë lajmet me propagandën”, thuhet në raport.

Raporti theksoj se “kontrolli i qeverisë mbi mediat publike është i gjithëpranishëm.” Theksohet në raport ku shtohet se “Në pozicionin e menaxhimit të medias janë emërime politike të cilat sigurojnë një linjë të favorshëm editoriale”.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›