E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa i pergjigjet deshtimit: Ferrari duhet t'ia nise nga e para

Felipe Masa pranon se do te jete e veshtire per Ferrarin, qe te fitoje betejen me skuderite e tjera, pasi ne dy garat e para te ketij sezoni, starti ka qene me i dobet, qe prej vitit 1992. Masa dhe shoku i tij i skuadres, Kimi Raikonen, e mbyllen garen e fundit ne Cmimin e Madh te Malajzise, pa shenuar dot asnje pike. "Vitin e kaluar ne kishim nje makine me te mire, keshtu qe do te jete e lehte qe t'i ndryshojme gjerat sa me shpejt, me qellim qe te futemi serish ne gare", - tha ai. Vitin e kaluar Ferrari u shpall kampion bote, per konstruktore. Ne vend te nente Masa bashke me Raikonen, i cili perfundoi ne vend te 14, shprehen te bindur se dominimi i Brawn GP dhe triumfi i pilotit Jenson Baton, tani eshte nje fakt i pakundershtueshem. Ekipi italian e ka humbur madheshtine qe e karakterizonte gjate viteve te fundit. Masa e nisi garen ne vend te 16 dhe beri disa gabime gjate xhirove kualifikuese. "Ne duhet t'ia nisim nga e para",- theksoi Masa."Te gjithe se bashku duhet te kuptojme se nuk jemi me ne lartesine e dikurshme dhe per kete, duhet te bejme te pamunduren tani. Qe te jemi me te sigurt, makina nuk eshte shume e forte". Ferrari dhe disa ekipe te tjera, Red Bull, Renault dhe BMW Sauber, kane apeluar ndaj nderhyrjeve te fundit ne teknologji, nga ku kane ardhur edhe rezultatet me te mira per Brawn GP, Wiliams dhe Tojoten. Me 14 prill do te jepet vendimi, per ndryshimet e fundit, ne Formula 1.

Aerodinamika

Ferrari ka pare dhe provuar deshtimin, ne dy garat e para te ketij sezoni, nderkohe ne nje analize drejtuesit thone se duhet te punohet ne frontin e aerodinamikes: "Nga ajo qe kemi pare deri tani aerodinamika ben diferencen dhe per kete, ne duhet te punojne me shume", - thekson Montezemolo, presidenti i skuderise se kuqe. Sipas tij, Ferrari do te marre vendimet me te drejta, per t'u rikthyer serish ne vendet e para.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›