Torres: Te harrojme titullin
Endrra e Liverpulit eshte qe te fitoje Ligen e Kampioneve, pasi per titullin Mancester Junajtid, konsiderohet favoriti kryesor. Liverpuli fitoi me veshtiresi, ndaj Fulhemit ne javen e fundit dhe priti ndonje gabim te djajve. Keta te fundit siguruan gjithashtu nje fitore te veshtire, por ishte e mjaftueshme per te hedhur nje hap te sigurt drejt titullit kampion. Sulmuesi spanjoll i Liverpulit, Fernando Torres, deklaroi pas fitores se fundit te Mancester Junajtid se do te jete e veshtire qe djajte e kuq te gabojne, deri ne fund te kampionatit. "Por ne Ligen e Kampioneve deshira tani eshte me e madhe per te fituar", theksoi sulmuesi spanjoll i liverpulasve. Dy gjigantet e futbollit anglez jane perfshire ne nje gare dramatike mes tyre, per te zene vendin e pare, ne Premier Lige. Liverpuli synonte suksesin ne kete sezon, pas 19 vjetesh.