E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masa, mbreti i akullit, mund Shumakerin

Felipe Masa mposht Mikael Shumakerin dhe Kimi Raikonenin në garën me makina FIAT 500 me rrota me zinxhirrë në liqenin e Madonës në Kampiljo. Braziliani bëri paraqitjen më të mirë në garën-shou, por nuk mungoi spektakli i Shumakerit, i cili ishte protagonist i disa veprimeve të bukura. Masa kaloi koalidatorët e "Kavalinos", Badoer dh Zhene, të cilët dolën në vend të dytë dhe të tretë, ndërkohë që Shumakeri doli i katërti. I pafat ishte Raikonen, i cili në momentin që u tërhoq ishte në krye.
SHUMI – Nuk ka as edhe mundësi teorike të shohësh Mikael Shumakerin në një garë zyrtar në pistë. "Unë sërish në garë? Absolutisht, jo", - pohoi Shumi. "Do të kthehem të bëj teste edhe me makinën e F2008, por jo shpesh".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›