Salihi, gol në miqësoren kunder Augsburgut

Hamdi Salihi nuk e harron kurrë zakonin e tij më të mirë. Golin. Sulmuesi shqiptar shënoi golin e barazimit për skuadrën e tij austriake, SV Ried, në ndeshjen miqësore kundër Augsburgut, të kategorisë së dytë gjermane të zhvilluar në transfertë. Vendasit shënuan të parët me anë të Vaslav Drobni (16'), ndërkohë që Salihi barazoi rezultatin në minutën e 45-të.