E Diel, 1 Nëntor 2026

Masa të rrepta për sezonin turistik. Dyfishohen patrullat

Policia rrugore nis zbatimin e planit te masave te rrepta per kulmin e sezonit turistik. Plani i detajuar ka hyre ne fuqi qe nga mengjesi i dates 1 korrik. Ai konsiston ne dyfishimin e patrullave dhe kontrolleve ne te gjitha akset rrugore, por sidomos ne ato qe ne muajt e veres kane ngarkesen me te madhe. Kjo sepse pritet dyfishimi i automjeteve ne qarkullim edhe per shkak te ardhjes se emigranteve...

"Policia e Tiranes ka marr masa duke perforcuar sherbimet dhe duke shtuar forcat e policise ne ato drejtimet kryesore, ku dhe trafiku ka dale me i dendur, ne arsyetimin qe eshte bere nga ana jone. Ne planin e masave jane marr masa sigurie duke bere me shume testet e alkoolit ne lidhje me aksidentet", thote Sulejman Kapedani,shef i seksionit te qarkullimit per Tiranen.

Tirana parashikohet te kete nje ngarkese akoma me te madhe kete vit ne kulmin e sezonit per shkak te punimeve ne sheshin Skenderbej dhe ne disa rruge kyce. Megjithe devijimin e rrugeve kaosi ne qarkullimin e kryeqytetit nuk eshte evituar.

"Nga ana e bashkise ka ardhur nje plan qe detyron devijimin e levizjes, por per ne ka hasur probleme, ne kuptimin e asaj qe ne disa rruge vazhdojne shume punime te njekohshme, qe behet pengese per trafikun ne qytetin e Tiranes", vijon Kapedani. Drejtuesit e policise rrugore shpresojne ne nje menaxhim me te mire te situates pas krijimit te struktures se re.

Gent Hazizi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›