E Shtunë, 31 Tetor 2026

Eksodi, Berisha: Përmendore për të larguarit

20 vjet nga eksodi i ambasadave, Partia Demokratike përgatitet të bëjë një miting festiv në kujtim të kësaj ngjarjeje. Në mënyrë simbolike, ai do të mbahet këtë të enjte në orën 19:00 në Qytetin Studenti. Në 2 korrik të vitit 1990 shqiptarët u dyndën drejt ambasadave ne Tirane, dhe pak ditë më pas, rreth 5.000 prej tyre u larguan nga vendi përmes një aksioni të kryer brenda një nate. Paraditen e mitingut përkujtimor, kryeministri Berisha i kërkoi Parlamentit të ngrejë një permendore në ndër të atyre që nisën shembjen e regjimit.

"I detyrohemi shumë atyre të ngremë një përmendore për ta, si akt madhor i nderimit të tyre", tha kryeministri Berisha. "U ngritën pesë mijë dhe hynë në ambasada, për të shembur atë pushtet të Saliut dhe timin. Zoti Berisha bën mirë që të mos hedhësh tullumbace të tilla dhe të krijosh pseudofesta të tilla, po këto ditë duhettë jenë gjyqi që duhet zhvilluar para popullit dhe para elektoratit", u shpreh Gramoz Ruci.

Regjimi qëndroi edhe nëntë muaj të tjerë pas ambasadave derisa në 20 shkurt të vitit 1991 demonstruesit rrëzuan në Tiranë bustin e Enver Hoxhës. Në mars të këtij viti u zhvilluan zgjedhjet e para pluraliste që u fituan nga Partia Socialiste. Dy muaj më vonë qeveria e re dha dorëheqjen për t’ia lënë stafetën Partisë Demokratike. Po ashtu nga vera e vitit 1991 filloi një largim masiv i shqiptarëve drejt Italisë dhe Greqisë.

Elona Gjylmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›