E Diel, 1 Nëntor 2026

Obama mund të heq dorë nga programi për hënën

Presidenti amerikan, Barack Obama pritet t'i bëjë të njohura planet për buxhetin e vitit të ardhshëm dhe duket se një ndër viktimat e shkurtimeve do të jetë edhe një plan i shpallur nga presidenti Bush në vitin 2004 për një bazë amerikane në hënë.

Në vend të kësaj Nasa pritet të inkurajojë kompani private që të investojnë në këtë fushë.
Leroy Chiao ish udhëheqës hapësinor ndërkombëtar dhe anëtar i një komisioni të agjencisë hapësinore NASA, që ka shqyrtuar planet amerikane për misione hapësinore thotë se ai shpreson se njeriu do të mund të shkojë sërish në hënë edhe në qoftë se NASA nuk e përballon këtë vet financiarisht.

Ai thotë se ka shpresë dhe se është relativisht optimist se do të mund të ketë një program të fuqishëm të misioneve njerëzore në hapësirë, përfshirë këtu edhe një program hulumtues.

Në program hulumtues nuk do të thotë se nënkupton domosdoshmërish shkuarjen në hënë ndonëse në një moment më të përshtatshëm edhe kjo mund të ndodhë - thotë astronauti amerikan Chiao.

Zoti Chiao thotë se kur ka qenë 8 vjeç e ka parë misionin Apollon duke u ulur në Hënën dhe se kjo e ka frymëzuar që të jetë i zellshëm në shkollë dhe të arrijë ambicien që të bëhet astronaut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›