Masakër në universitet, profesorja vret 3 kolegë dhe plagos 2 të tjerë

SHBA, 13 shkurt, NOA - Së paku tre të vdekur
dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje kritike. Ky është bilanci i
shkaktuar në Fakultetin e shkencave në Universitetin e Alabamës në Huntsville
(SHBA). Amy Bishop rreth 40 vjeçe, pedagoge në
katedrën e biologjisë specialiste e shkëlqyer në neurologji, e diplomuar
në Universitetin prestigjioz të Harvardit
ka qëlluar mbi kolegët pasi mësoi se kërkesa e saj si docente nuk është aprovuar dhe pozicioni i saj ishte i
përkohshëm.
Sipas zëdhënësit të Universitetit,Ray Garner ngjarja ka ndodhur gjatë një
seminari në biologji.
Amy Bishop është arrestuar dhe bashkë me të
dhe një person tjetër, i cili dyshohet se është i shoqi i pedagoges, por nuk është e qartë nëse ai është e
përfshirë në masakrën. Policia ka rrethuar menjëherë universitetin dhe njoftohet se nuk ka
studentë të plagosur. Një nga të plagosurit mësohet se punonte në universitet,
por nuk ishte pjese e stafit pedagogjik.. "Universiteti do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim tjetër",
tha zëdhënësi i Universitetit.
a.k/NOA