Shpërthim në Indi, 9 të vdekur
Një shpërthim i fuqishëm me bombë ka shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e të paktën 33 personave në Indi. Tragjedia ndodhi në qytetin Pune, i cili ndodhet në Indinë Perëndimore. Shpërthimi u shkaktua në mbrëmjen e të shtunës.
Shpërthimi i fuqishëm ndodhi në një zonë turistike të qytetit, e cila është edhe një nga pikat më të vizituara dhe të frekuentuara të qytetit. Policia lokale u shpreh se bomba kishte qenë e fshehur brënda ambienteve të një restoranti turistësh.
"Siç duket pakoja ishte e fshehur brënda një restoranti. Një nga kamarierët ka shkuar për ta parë se çfarë kishte brënda. Sapo kamarieri ka tentuar ta hapë pakoja me eksplozivin brëda ka shpërthyer."- u shpreh një nga banorët e zonës dhe dëshmitar i ngjarjes së rëndë. Deri më tani asnjë grup terrorist nuk e ka marrë përsipër këtë ngjarje, gjithashtu sipas policisë lokale ende nuk dihen arsyet dhe shkaqet e këtij shpërthimi. Ky është shpërthimi më i madh që ka ndodhur që nga viti 2008. Në atë vit një grup militantësh islamikë sulmuan një qendër financiare në qytetin Mumbai.
Në atë sulm mbeten të vdekur 166 persona.