Indi, bomba në restorant shkakton tetë të vdekur

Pune, 13 shkurt, NOA - Të paktën tetë turistë
u vranë dhe 33 mbetën të plagosur nga një shpërthim në një bar-restorant në
qytetin Pune të Indisë perëndimore. Sipas policisë, eksplozivi ishte vendosur brenda
një çante në lokalin "German Bakery, vend i frekuentuar nga turistë dhe
si pasojë e shpërthimit mbetën të vdekur 8 vetë dhe 33 të tjerë mbetën të
plagosur. Midis të vdekurve tre janë të huaj.
Pranë këtij lokali ndodhet Chabad Hausin,
vend adhurimi për çifutët.
"Sipas hetimeve të para kemi të bëjmë me
një sulm terrorist", - u tha gazetarëve zëvendës ministri i Brendshëm Indian
G.K.Pillai.
a.k/NOA