E Diel, 1 Nëntor 2026

Aleatët ndërmarrin sulmin ajror më të madh në Afganistan

Kabul, 13 shkurt, NOA Me mijëra trupa ushtarake
të forcave aleate, në bashkëpunim me ato afgane janë përfshirë në atë që cilësohet
si sulmi më i madh ajror i ndërmarrë ndonjëherë nga forcat e koalicionit në
Afganistan. Bëhet fjalë për fushatën e re të sulmeve të programuara nga forcat amerikane,
britanike dhe afgane kundër Talebanit, në kuadrin e një kundërpërgjigje ndaj
forcimit të tij kohët e fundit.

Kështu, kreu i forcave të NATO-s në
Afganistanin jugor, gjeneral-Majori Nick Carter, ka thënë se kjo ofenzivë e
madhe kundër Talebanit ka qenë jashtëzakonisht e suksesshme deri tani.

Ndërsa nga ana e tij, presidenti afgan, Hamid
Karzai, u ka bërë thirrje kryengritësve talebanë që ta shfrytëzojnë këtë rast
dhe të heqin dorë nga dhuna.

Kjo nismë merret në një kohë kur vetë Shtetet
e Bashkuara kanë deklaruar shtimin e ofensivës në Afganistan, pas një seri
sulmesh të shpeshtuara kohët e fundit në këtë vend nga rebelët kundërshtarë të
qeversië pro-amerikane.

n.e/NOA 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›