E Shtunë, 31 Tetor 2026

Masakër për të ashtuquajturën Viagra e Himalajave

Share

Një gjykatë në Nepal ka dënuar me burgim të përjetshëm gjashtë persona, të cilët kanë vrarë shtatë rivalë në një betejë të ashpër për një kërpudhë të veçantë, që njihet edhe si Viagra e Himalajave.

Mbledhja e kërpudhave të tilla është një burim i rëndësishëm jetese në komunitetet e varfra të Himalajave. Një kilogram kushton dhjetëra mijë dollarë në Kinë.

Përplasja erdhi kur shtatë viktimat erdhën për të mbledhur kërpudhën Jarsagumba në tokat e fshatit tjetër.

Jarsagumba është termi që përdoret në Nepal për të përshkruar kërpudhën afrodiziak, që rritet mbi trupin e një krimbi të ngordhur.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›