E Shtunë, 31 Tetor 2026

Elbasan, e djathta merr shumicën e këshillave

Qarku i Elbasanit i ka dhënë opozitës një nga goditjet më të rënda në betejën zgjedhore për këshillat bashkiakë dhe komunalë. Përveç këshillit të Bashkisë së Elbasanit, socialistët kanë humbur shumicën edhe në këshillat e katër bashkive të tjera të këtij qarku. Në Cërrik, raportet janë 7 me 10, në Gramsh 8 me 9, në Librazhd 7 me 10 dhe në Përrenjas 6 me 9, gjithmonë në favor të koalicionit të djathtë. Por nuk mjaftojnë vetëm këto pesë njësi për të treguar disfatën e së majtës në garën për këshillat, pasi edhe në shumicën dërmuese të komunave të këtij qarku e djathta ka siguruar mazhorancën në këshilla. Vetëm në 4 prej këtyre komunave, dhe më konkretisht në Kukur, Lenie, Lunik dhe Steblevë, koalicioni i drejtuar nga socialistët ka mundur të që të marrë shumicën në këshilla, duke lënë pas koalicionin e djathtë. Mandatet për këto këshilla janë ndarë dje nga KQZ, i cili prej ditësh është përfshirë në një proces të tillë për të gjitha ato njësi vendore, të cilat nuk kanë pasur ankimime apo për të cilat ka mbaruar afati për tu ankimuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›