Plagosi me thike kater persona kapet autori
TIRANE - Policia arrestoi mbreme ne Tirane nje te ri te shpallur ne kerkim per plagosjen me thike te kater personave. Sipas policise 20-vjecari Kaljdi Kodra ka rene ne pranga pasi ndaj tij ishte nxjerre nje urdher arresti ne mungese me akuzen e plagosjes me thike te dy personave ne korrik te ketij viti. Akuza e ngritur ndaj te riut eshte se ne muajin korrik 2010 ai ka qelluar me thike dhe ka plagosur rende shtetasit Erald Hoxha dhe Donald Mersinllari pas nje zenke qe ka pasur me ta. Me pas ne gusht te po ketij viti i arrestuari akuzohet se ka plagosur edhe dy persona te tjere po me thike. Ngjarja ka ndodhur tek Vasil Shanto ku i arrestuari akuzohet se ka plagosur shtetasit Klejdi e Renald eco. Arrestimi i te riut eshte bere mbreme ne nje lokal ne zonen e Bllokut ne Tirane ku i kerkuari ndodhej ne shoqerine e disa te njohurve te tij. Policia tha se ka provuar teresisht implikimin e 20-vjecarit ne plagosjen e kater personave.