E Diel, 1 Nëntor 2026

16-vjecarja i vjedh 2 milione leke te moshuares

Nje adoleshente ka vjedhur nje shume te konsiderueshme parash ne banesen e nje gruaje te moshuar. Ngjarja ka ndodhur pasditen e dites se hene ne fshatin Korite te Bregasit te rrethit Korce. Sipas burimeve zyrtare policore 16-vjecarja M. J. ka vjedhur 200 mije leke te reja ne banesen e F. H. 69 vjece banuese ne te njejtin fshat me te dyshuaren. Denoncimi ka ardhur nga vete e demtuara dhe nga pas veprimeve hetimore nga forcat e rendit eshte bere arrestimi i 16-vjecares ndaj te ciles ka filluar procedimi penal ne gjendje te lire e cila akuzohet per vjedhje. Materialet hetimore ne ngarkim te dyshuares i kaluan prokurorise per hetime te metejshme te ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›