Arrestohet bashkepunetori i vjedhjes se postes

Policia e Tiranes ka arrestuar bashkepunetorin tjeter te vjedhjes se filialit te postes nr. 8 ne kryeqytet. Luciano Belina 28 vjec i denuar me pare per vjedhje eshte arrestuar diten e hene pas nje aksioni te ndermarre nga uniformat blu. I dyshuari ne bashkepunim me Bimi Mborjen i cili u arrestua menjehere pas ngjarjes kane vjedhur ne rrugen Sulejman Delvina posten nr. 8 ne kryeqytet duke marre shumen e parave prej 37 mije lekesh te reja dhe 18 kupone per karte identiteti. Vjedhja e filialit te postes ka ndodhur ne daten 24 gusht te ketij viti kur dy te dyshuarit jane hyre ne poste dhe kane vjedhur sasine e parave pa i rene ne sy punonjeses se zyres. Me pas kjo e fundit ka verejtur mungesen e parave dhe ka lajmeruar oficeret e policise te cilet pak momente pas vjedhjes arrestuan Bimi Mborjen.