E Shtunë, 31 Tetor 2026

Basha merr vleresime nga deputetet gjermane thellim i bashkepunimit

Ministri i Brendshem Lulzim Basha takon delegacionin e deputeteve gjermane diskutohet per zgjerim te bashkepunimit te luftes kunder krimit te organizuar dhe ndihmen gjermane per decentralizimin

Shqiperia dhe Gjermania synojne te rrisin me tej bashkepunimin ne luften kunder krimit te organizuar dhe ne procesin e decentralizimit te pushtetit vendor dhe forcimin e kapaciteteve te administrates publike kjo ne kuader te marredhenieve te mira dypaleshe. Me tej Shqiperia eshte vleresuar nga parlamentaret gjermane se ka bere arritje konkrete ne perforcimin e shtetit ligjor duke bere njekohesisht implementimin e standardeve evropiane ne te gjitha fushat dhe ka luftuar ne menyre te vazhdueshme krimin e organizuar. Keto ishin disa nga ceshtjet dhe vleresimet e nxjerra gjate diskutimit qe u zhvilluan mes ministrit te Brendshem Lulzim Basha dhe delegacionit te parlamentit gjerman te cilet jane duke zhvilluar nje vizite zyrtare ne vendin tone. Te pranishem ne takim kane qene deputetet Roderich Kiesevetter Florian Hahn dhe Michael Brand te cilet ishin te shoqeruar nga ambasadorja e Gjermanise ne Tirane Carola Mller-Holtkemper. Gjate takimit u diskutua per zhvillimet me te fundit qe ka bere vendi yne ne disa fusha dhe ne vecanti ate te luftes kunder krimit te organizuar dhe procesin e liberalizmit te vizave. Nderkohe biseda eshte perqendruar ne bashkepunimin mes dy vendeve ne fushen e luftes kunder krimit te organizuar e trafiqeve te paligjshme te kapaciteteve te administrates publike dhe ne procesin e decentralizimit te pushtetit vendor. Ministri Basha ka vene ne dijeni deputetet gjermane per reformat dhe arritjet me te rendesishme te kryera nga vendi yne duke implementuar standardet evropiane ne te gjitha strukturat. Z. Basha eshte shprehur gjate takimit Si rezultat i ketyre reformave Shqiperia eshte sot anetare e NATO-s pret statusin e vendit kandidat dhe do te perfitoje se shpejti liberalizimin e vizave me Bashkimin Evropian. Lidhur me procesin e levizjes se lire per qytetaret shqiptare ministri Basha ka siguruar delegacionin gjerman se qeveria shqiptare ka ndermarre te gjitha masat e nevojshme per informimin e qytetareve mbi perfitimet dhe detyrimet qe kane nga futja e vendit tone ne zonen Shengen. Ministri ka shprehur mirenjohjen per ndihmen qe ka dhene qeveria dhe populli gjerman qe nga rrezimi i murit komunist dhe deri tani per Shqiperine dhe qe po vazhdon te jape per integrimin se strukturat evropiane. Ministri Basha dy dite me pare ka zhvilluar nje takim ne Bruksel me kominisoneren per eshtjet e Brendshme dhe Drejtesi ne BE Cecilia Malmstrom prej te ciles ka marre vleresim pozitiv per permbushjen e tri kritereve shtese nga liberalizmin e vizave per vendin tone. Malmstrom ka vleresuar pozitivisht reformat e bera nga policia shqiptare per goditjen e krimit te organizuar trafikut te paligjshem dhe aseteve kriminale ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›