Kalonte emigrante te paligjshem arrestohet Bala

Nje 53-vjecar pjese e nje grupi kriminal nderkufitar ka kaluar ne menyre te paligjshme ne drejtim te Greqise disa persona. Arrestimi i Besim Bales banues ne kryeqytet u be diten e hene ndersa ne daten 16 te ketij muaji gjykata ka vendosur masen e sigurise Arrest me burg. Bala ne periudha te ndryshme kohore ne bashkepunim me persona te tjere disa prej te cileve jane arrestuar gjate operacioneve te meparshme policore ka kaluar ilegalisht disa shqiptare ne kufirin e shtetit grek me qellim dergimin e tyre me pas ne vendet e BE-se. 53-vjecari ka transportuar persona ne menyre te paligjshme drejt kufirit te vendit fqinj me qellime perfitime dhe nga hetimet e kryera nga forcat policore ka rezultuar se eshte pjese e nje grupi kriminal nderkufitar ne kete fushe. Sipas burimeve nga Policia e Shtetit ne vazhdim te operacionit Korridori i lire qe ka nisur ne vitin 2008 jane arrestuar disa pjesetare te ketij grupi dhe pas hetimeve disa mujore eshte vene ne pranga edhe Bala. Ndaj tij rendojne tri vepra penale ajo e Ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit Falsifikim te dokumenteve dhe Shkeljes se rregullave ne pune. Nderkohe efektivat e policise jane duke vazhduar hetimet per kapjen dhe venien para drejtesise te personave te tjere te perfshire ne kontrabandimin e personave drejt shtetit grek.