E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Hoxha", Sefgjini takim me Kristopulin

Tirane - Pese deshmitare kane treguar dje, masat qe kane marre gjate momentit qe jane vene ne dijeni te rrembimit te biznesmenit shqiptaro- maqedonas Remzi Hoxha ne vitin 1995. Nje prej deshmitareve qe dha dje shpjegime perpara trupit gjykues, te kryesuar nga ana e gjyqtarit Xhelal Elezi, ishte nendrejtori i policise se Tiranes, Gjergj Jorgo, i cili gjate periudhes qe eshte rrembyer biznesmeni Remzi Hoxha ka qene shefi i komisariatit numer 3 Tirane. "Ajo ka qene nje ngjarje si gjithe te tjerat. Kemi marre denoncimin nga punetoret e fabrikes. Jane bere te gjitha veprimet nga ana jone, jane pyetur te gjithe personat qe kane qene ne komisariat", ka bere me dije perpara gjykates Jorgo. Sipas tij ne deshmite e marra nga punetoret e fabrikes dy kane qene makinat qe kane rrembyer biznesmenin, por ky i fundit nuk dinte me shume. I pyetur nga prokuroria nese kishte pasur dijeni se kujt i perkisnin targat e makinave, Jorgo eshte pergjigjur se nuk kishte dijeni per to dhe nuk kishte marre asnje pergjigje ne lidhje me perkatesine e ketyre targave. Deshmitari i radhes ka qene edhe Beqir Tershalla, me detyre nenoficer ne SHISH, dega Sarande. Prokurori duke marre parasysh edhe detyren e ketij deshmitari i ka kerkuar gjykates qe seanca te kryhej me dyer te mbyllura. Sipas burimeve nga gjykata, Tershalla ka bere me dije perpara turpit gjykues se ai kishte qene personi qe kishte mundesuar nje takim mes ish-drejtorit te SHISH Arben Sefgjinit dhe nje prej personave te marre nga SHIK, Zizo Kristopulo, ne lokalin e tij ne Ksamil te Sarandes. Gjykata ka thirrur per te deshmuar Gezim Jarani, i cili ne vitin 1995, vit ne te cilen eshte rrembyer Hoxha ka qene punetor ne zyren e ankesave dhe letrave ne Presidence. "Nuk e mbaj mend mire, ose motra ose bashkeshortja e Remzi Hoxhes ka derguar nje leter, madje e kam takuar edhe nje here vete, ku kam marre deklarimet e saj. Nuk e mbaj mend kujt institucioni i jemi drejtuar me shkrese zyrtare, madje nuk mbaj mend nese kemi marre pergjigje apo jo", ka shpjeguar perpara gjykates deshmitari. Me pas ka qene deshmitari Ilir Xheta, inspektor krimesh ne vitin 1995 i cili sqaroi se kishte marre vetem denoncimin e nje punonjeseje me mbiemrin Rati, per zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. "Rati ne kallezimin e saj sqaroi vetem se ishte marre pronari i tyre Remzi Hoxha nga disa persona", ka sqaruar dje inspektori i krimeve. Deshmitari i fundit ishte Alban Kumari. Ai ka qene dhe hetuesi i kesaj ngjarjeje qe nga momenti i rrembimit. Kumari ka bere me dije se gjithcka qe ai dinte e kishte paraqitur ne fashikullin gjyqesor, ku sipas tij duhet te jene ne nje pjese te dosjes. Tre te pandehurit qe akuzohen per rrembimin e Hoxhes jane Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avi Koldashi.

"Nuk e di kujt i perkisnin targat e makines"

Nendrejtori i Policine se Qarkut Tirane, Gjergj Jorgo, ne vitin 2005 ka qene shef komisariati Nr.3 Tirane. Ne deklarimin e tij te dhene para Gjykates se Krimeve te Renda mbi rrembimin e biznesmenit Remzi Hoxha ka bere me dije se kishte kryer veprimet e para hetimore. "Nuk jam vene ne dijeni te targave te makines qe kishte marre Hoxhen. Kam kerkuar dy here qe te di kujt i perkisnin keto targa, por nuk kam marre pergjigje", ka deklaruar Jorgo. Me vone sipas tij ai nuk kishte qene me shef komisariati dhe nuk ishte marre me kete ngjarje.

Ndermjetesi i takimit te Sefgjinit me Kristopulin

Nenoficeri i SHISH-it ne Sarande, Beqir Tershalla ka treguar takimin e te pandehurit Arben Sefgjini me nje prej personave te rrembyer nga SHIK-u ne ate kohe Ziso Kristopuli. "Ne vitin 1995 kam qene ndermjetesi i nje takimi mes ish drejtorit te SHISH, Arben Sefgjinit, aktualisht me detyre Drejtor i Pergjithshem i Tatimeve me nje prej personave te rrembyer nga SHIK-u ne ate kohe. Arben Sefgjini eshte takuar nepermjet meje me Ziso Kristopulin ne lokalin e tij ne Ksamil te Sarandes", ka deklaruar dje Tershalla.

"Kam kryer veprimet e para hetimore"

Ish hetuesi i dosjes "Hoxha", Alban Kumari ka rrefyer hetimet e para te kryera prej tij.

"Te gjitha veprimet e para hetimore i kam paraqitur ne fashikujt e gjykimit. Te nesermen, pasi kishte ndodhur rrembimi, me kane lajmeruar nga komisariati dhe kam shkuar te rruga "Siri Kodra", kam pyetur personat qe kane para ngjarjen. Kam pyetur bashkeshorten e Hoxhes, me nje oficer tjeter Sokrat Cala", ka deklaruar dje Kumari. Sipas tij ne dosje kishte depozituar fatura te kesaj fabrike, si dhe kishte kontaktuar disa here me familjaret e Hoxhes.

R.Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›